TIRANË– Këtë të premte, Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar tre kërkesat e bëra nga ana e opozitës.
Partia Demokratike kërkoi të ngrihet një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e zyrtarëve publikë me Charles McGonigal si dhe për zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu opozita dëshironte të zhvillohej mocion me debat në Kuvend për raportin e KLSH, për spitalin onkologjik.
Gazetari i ABC News, Andon Kello, raportoi se Komisionet e Posaçme Parlamentare, si “Zgjedhorja” dhe “Territorialja” pritet të miratohen seancën e ardhshme plenare.
“Mazhoranca vendosi t’i japë edhe një javë kohë për konsensus opozitës dhe për t’i miratuar javën e ardhshme bashkërisht”, tha ai.
Mazhoranca deri më sot ia ka rrezuar të gjitha kërkesat e mëparshme të opozitës./abcnews.al



