Nagelsmann e do, Bayern intensifikon bisedimet për gjigantin austriak

schedule13:56 - 19 Maj, 2022

schedule 13:56 - 19 Maj, 2022

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich dhe kampionët e Gjermanisë po tentojnë të afrojnë një tjetër sulmues.

Sasa Kalajdzic është i përzgjedhuri nga bavarezët. Trajneri Julian Nagelsmann e do shtatlartin në skuadrën e tij dhe Stuttgart nga ana tjetër pret ofertat.

Të martën menaxheri i sulmuesit të Austrisë pati takimin e parë, ndërkohë që dje ka pasur të dytin dhe po tentohet të mbyllet sa më shpejt marrëveshja. / abcnews.al