Fier, naftëtarët bllokojnë rrugën e marshojnë përmes qytetit

schedule11:03 - 19 Janar, 2018

schedule 11:03 - 19 Janar, 2018

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës Armo kanë dale në rrugë edhe këtë të premte në Fier. Ata nuk e pranojnë argumentimin e qeverisë për mbylljen e uzinës. Naftëtarët kërkojnë rivënien e saj në punë dhe janë kundër trajtimit të tyre me asistencë me vetëm 11 mijë lekë të reja në muaj. Kësaj here naftëtarët janë revoltuar dhe perveçse protestuan para Prefekturës dhe bllokuan rrugën ata nisën marshimin mes për mes qytetit duke shkaktuar kaos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!