Në ditën e 11 naftëtarët kanë njoftuar mbylljen grevës së urisë në Ballsh.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ka kaluar paga për tre muajt, por naftëtarët paralajmërojnë vazhdimim të protestës për nisjen e punës në Uzinë.
Gazetarja Valbona Davidhi tha për abcnews.al se është konfirmuar mbyllja e grevës së urisë, por do të vazhdojnë protestat. Ka nisur shlyerja e pagave për tre muajt. Në këto kushte naftëtarët vendosën që të mbyllin grevën e urisë dhe të vazhdojnë protestën me kërkesën për të rifilluar punën.
Sa i përket grevës së punonjësve të Stacionit të Pompimit gazetarja njoftoi nuk ka asnjë ndryshim, greva ende vazhdon. Pagat e tyre kanë të bëjnë më administratorët e dikurshëm të kompanisë dhe nuk gjenden. Ata kanë më shumë se dy vjet pa marrë pagat. Greva e Poçemit vazhdon dhe pritet nëse do të ketë një vendim.
Kujtojmë se qindra punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan për ndërprerjen e punës në uzinë. Shkak për këtë është bërë mos furnizimi i uzinës me naftë bruto. Naftëtarët u futën në grevë urive duke i kërkuar qeverisë shlyerjen e pagave për tre muaj dhe rikthimin në punë.
Disa nga naftëtarët shfaqën probleme të rënda shëndetësore, por nuk hoqën dorë nga greva.
Madje ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës për të cilën thanë se pjesë e saj do të ishin gratë dhe vajzat nëse nuk merrnin asnjë zgjidhje nga qeveria.


