Nafta në bursë në nivelet e para luftës, si i justifikon Ibrahimaj çmimet e larta të bordit

schedule10:43 - 22 Gusht, 2022

schedule 10:43 - 22 Gusht, 2022

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj thotë se bordi i ngritur për kontrollin e çmimeve është transparent.

E pyetur në një konferencë për shtyp ditën e sotme se përse bordi nuk e ul çmimin e naftës, ndërkohë që në bursë ka shkuar në nivelet e para luftës, ministrja tha se ky mekanizëm i ngritur nuk përcakton çmimet e naftës bruto, po asaj të rafinuar.

Lexo edhe: Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare ka performuar mirë, bordet mbajtën çmimet nën kontroll

“Unë besoj që është e kundërta. Ju ftoj të analizoni ecurinë e çmimeve të bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto. Bordi përcakton çmimet e naftës së rafinuar, jo të asaj bruto. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me uljen apo rritjen e këtyre çmimeve. Ka ndodhur e kundërta.

Vendimet e bordit janë transparente. Vendimarrja është e përcaktuar në ligj. Mos e dezinformoni opinion publik. Mund të ulemi në një takim të veçantë ku të analizojmë të gjitha vendimet dhe lëvizjet e bursës”, tha Ibrahimaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!