Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Nafta dhe energjia rrisin eksportet/ INSTAT: 35 miliardë lekë në prill, u zgjeruan me 17 përqind

schedule14:06 - 18 Maj, 2026

schedule 14:06 - 18 Maj, 2026

Tregtia e mallrave Made in Albania i është rikthyer rritjes dyshifërore. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në prill eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me rreth 17 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga të dhënat konstatohet se tregtia është rritur edhe për periudhën janar-prill ku janë  eksportuar mallra që kanë kapur një vlerë prej 126 miliardë lekësh nga 119 që ishin një vit më parë.

Ndikimin kryesor në  këtë panoramë e ka dhënë sektori i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, i cili ka kontribuar me 9.8 pikë përqindje. Po ashtu një risi për këtë periudhë ka qenë edhe kontributi që ka ardhur nga materialet e ndërtimit dhe metalet me 6.6 pikë përqindje.



Ndërkohë që sektori fason vijon të mbetet me kontribut të ulët në totalin e eksporteve shqiptare.

Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2025 janë Kosova 26% dhe Gjermania 28,9 %.

Importet e mallrave arritën vlerën 79 mld lekë, duke u rritur me 4,4 % në krahasim me një vit më parë. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 44,1 mld lekë, duke u ulur si pasojë e rritjes së eksporteve në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!