“Na pengojnë për të bërë punë” Rama: Jemi të disponum të bëjmë për Shkodrën atë që kemi bërë në të gjithë vendin

schedule16:37 - 30 Prill, 2023

schedule 16:37 - 30 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme takime elektorale në qarkun e Shkodrës, së bashku me kandidatin për kryetar, Benet Becin dhe drejtuesen e qarkut Elisa Spiropali.

Në takimin e tij në Shirokë me përfaqësues të biznesit, Rama kërkoi nga Shkodra që ta shikojë ndryshe mundësinë për të zgjedhur njeriun e duhur në krye të bashkisë.

Kryeministri bëri me dije se nuk është ai që ka thënë nuk bashkëpunoj me bashkitë që drejtohen nga kundërshtarët, por janë ata që na pengojnë neve për të bërë punë, si në rastin e Shkodrës.

Ai shtoi po ashtu se e vetmja bashki që nuk drejtohet nga PS, është Shkodra dhe ajo është e vetmja bashki e mbytur nga plehrat.

Fjala e Ramës:

Këtë herë jam këtu me Benetin, për të kërkuar nga Shkodra të shikojë ndryshe mundësinë për të zgjedhur njeriun e duhur në krye të Bashkisë.

Është bërë një kohë e gjatë që kur Shkodra zgjedh të njëjtën gjë, për të bërë diçka ndryshe, por kjo nuk funksionon.

Ne kemi sjellë këtu një kandidat, i cili nuk na përfaqëson në ngjyrën tonë. Ky ishte me zotin B, kur ka filluar punën si menaxher publik dhe unë kur pashë që ia vënë syrin për ta eliminuar unë e thirra dhe i thash unë kam dëshirë që të vazhdosh punën sepse e meriton.

Dhe ky me qetësinë më të madhe tha, unë këtë punë di të bëjë mirë  dhe mund të punoj edhe me ju.

Kur u fut në skuadrën tonë, kemi pasur një bisedë shumë interesante, sepse Beneti e ka pasur problem politikën. Të dua i thash sepse duam të bëjmë për Shkodrën diçka ndryshe.

Ne kemi projektin, tenderat dhe kemi lidh kontratën për ujësjellësin e Shirokës dhe Zogajt, por Bashkia e Shkodrës nuk na jep lejen.

Bashkia e Shkodrës preferon që demokratë dhe socialistë të kenë etje blu.

Ne kudo që kemi pasur mundësi të bëjmë punë për Shkodrën, që nuk kanë qenë në dorën e bashkisë, ne i kemi bërë dhe bashkia nuk ka penguar sa ka mundur.

Rrugën Shkodër-Velipojë na e kanë bërë tmerr me procedurat e letrave për shpenzimet. Ata thonë më mirë pa rrugë, sesa rrugën të na e bëjë kundërshtari. Ne e bëmë rrugën Shkodër – Velipojë dhe rrugën e Thethit. Nuk e bënë ata që kanë marrë votat e këtij populli, por e bëmë ne që nuk e kemi marrë asnjëherë besimin për të drejtuar Shkodrën.

Më thoni dot ju mua, pse Thethi është i pastër dhe Boga është pisllëk.

Shkodra është e vetmja bashki ku kazanët e plehrave janë të mbuluar nga plehrat. Bajpasi i Shkodrës ishte nisur, por ishte lënë rrugëve edhe pse është një vepër shumë e vogël nga pikëpamja e gjatësisë, na ka marrë shumë kohë sepse na kanë penguar.

Urën nga Velipoja në Malin e Zi, do ta bëjmë, nuk na pengojnë dot. Urën do ta ndërtojmë ne, kemi negociuar edhe me Malin e Zi, por e mira është ajo rrugë të shkojë në Shëngjin, por të pengojnë.

Stadiumi me standarte të FIFA-s dhe UEFA-s, është i vetmi që përballë ka ofiçina dhe lavazhe.

Shkoni shikoni Tropojën, në 4 vite Tropoja ka parë ndryshime që nuk parë për 30 vjet.

Ne jemi shumë të disponum të bëjmë për Shkodrën, atë që kemi bërë në të gjithë bashkitë e tjera edhe nëse nuk e jepni besimin ne do të bëjmë, por shumë pak, sepse nuk duan të bashkëpunojmë. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!