Fushata e Enkelejd Alibeajt duket se është e përqëndruar rreth logos së Partisë Demokratike, për të cilën tha se mision të vetëm ka ruajtjen e së djathtës.
Alibeaj gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, mori spunton pikërisht nga etiketimi i Berishës se Alibeaj dhe Basha nuk mund ta përfaqësojnë kurrë të djathtën.
Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi, si mbështetje këtu e një shekull më parë, thotë Alibeaj, duke treguar që amerikanët mbështesin Partinë Demokratike.
Kjo është karta e fortë që Alibeaj ka përballë Berishës të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por teksa tregon se si SHBA-të, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin këtë parti politike, Alibeaj ka kundër tij kandidatët për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës.
Në një qëndrim të unifikuar, kandidatët e PD-së për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës mbështesin kandidatin e foltores për Vaun e Dejës, Zef Hilën dhe jo Klomentina Drinin, kandidaten e Partisë Demokratike zyrtare.
kandidatura e Drinit nuk përfaqëson demokratët e bazës, thueht ne njoftim.
“Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të kandidatëve të PD-së, për këshillin e kësaj bashkie.