Naftëtarët e Uzinës së Ballshit, që prej tre ditësh janë futur në grevë urie kanë nisur të shfaqin probleme shëndetësore.
Gazetarja e Abc News, Valbona Davidhi theksoi se tashmë grevistët kanë vendosur që të mos pijnë as ujë si edhe të refuzojnë ndihmën shëndetësore.
“Një pjesë e mire janë dërguar në sptalin e Ballshit për të marrë ndihmë mjekësore. U janë bërë serume. Nga mëngjesi i sotëm, grevistët e Ballshit kanë vendosur që të mos konsumojnë më as ujë të pijshëm duke refuzuar edhe ndihmen mjekësore. Ata kanë probleme të ndryshme shëndetësore që vijnë nga sëmundje profesionale”, raporton gazetarja.
Ndërkohë, grevistët kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura duke theksuar se nuk do të dalin prej saj dhe se do të bëhen shembull për Shqipërinë. /abcnews.al