Ngërçi te Këshilli Politik, Bylykbashi: Gjiknuri bojkotoi mbledhjen, të reflektojë

schedule14:56 - 22 Shtator, 2020

schedule 14:56 - 22 Shtator, 2020

“Presim reflektim nga PS”. Kështu u shpreh në një deklaratë Për mediat përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.

Ai u shpreh se Damian Gjiknuri bojkotoi mbledhjen e sotme, pasi nuk pranon që t’i drejtohen OSBE-ODIHR.

“Kemi kërkuar konsensus dhe u gjet më 30 qershor. Ndryshimet kaluan në parlament dhe për ne u plotësua detyra e këshillit. Sot PS refuzoi sërish që ti drejtohemi OSBE. Dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që duke përfaqësuar interesat e  shqiptare do të vazhdojmë këtë detyrë, presim që PS të reflektojë sa më parë”, u shpreh Gjiknuri.

LEXO EDHE: Këshilli Politik, Gjiknuri-opozitës: Letra për ODIHR vijim i retorikës, sillni propozime konkrete

Ndërkohë, përfaqësuesi i LSI, Perit Vasili theksoi më tej se qëllimi i Gjiknurit ishte bojkoti i plotë.

“Sot ne vendosëm në tavolinë draftin. Qëllimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë. Tha mund ti drejtohem unë me një pyeje ose, jo tha Gjiknuri vetëm unë mund të shkojë te OSBE pyetjet që bën opozita nuk mund të shkojnë. Gjiknuri pohoi dhe e konsideroi vetëm një këshill konsultativ. KP ka qenë një këshill vendimarrës. Sot të tmerruar nga realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që këshilli është një organizëm konsultativ. E dyta Gjiknuri dhe partia e tij tha qartë para jush se partitë politike e bëjnë ligjin sipas interesit të tyre. Ne jemi vetëm për interesin më të mirë të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Më herët Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të vijë me propozime konkrete, duke marrë si shembull draftin e sjellë nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!