Në festën e grurit, traditë në Fier në nisje të sezonit të korrjeve u mblodhën mijëra vizitorë.
Vizitorët shijuan gatimet tradicionale dhe ndoqën koncertin me muzikë popullore.
Festa e grurit synon të promovojë dhe nxisë fermerët të kultivojnë drithëra dhe vecanërisht grurin vendas.
Drejtuesja e Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit tha se qeveria nëpërmjet subvencioneve po mbështet fermerët të qëndrojnë pranë bujqësisë.
Nisja e sezonit të korrjeve shoqëruar me festimet e banorëve për “bukën e re” daton që në lashtësi, kurse prej 8 vitesh bashkia e Fierit risjellë traditën nëpërmjet festes se grurit që zhvillohet pranë Apolonisë antike.
Eventi është vlerësuar nga Agjensia Kombëtare e Turizmit e cila e renditi mes pesë festave tradicionale më të mira në shkallë vendi.



