“Mythodea”, homazh për 55 vjetorin e lindjes së skulptorit Arben Bajo

schedule16:53 - 13 Tetor, 2022

schedule 16:53 - 13 Tetor, 2022

Arti ishte miti e Zoti ku falej skulptori Arben Bajo. Ekspozita e lënë në mes “Mythodea” titull i huazuar nga simfonia korale e kompozitori grek Vangelis vjen si homazh në 55 vjetorin e lindjes së tij në galerinë Fab.

Bashkëshortja Teuta e mbështjell me emocione, thotë se ky është amaneti i tij.

“Emocionet e Benit më mbeten që t’i jetoj unë. U përpoqëm që të realizonim ekspozitën e lënë në mes, ashtu siç donte ai. Dëshira ime ishte që të realizohet sot me 13 tetor, pasi përkon me 55 vjetorin e lindjes së tij”, tregon ajo.

“Renia e Pegasos”, rrëmben gjithë vëmendjen sapo shkel në galeri, Bajo ka realizuar një version monumental të figurës së Pegasos derdhur në allçi, me një simbol të fort  ekspozuar në formën e një instalacioni

“Nudoja është Penelopa e cila vajton për Pegasos”, thotë ajo.

E vështirë dhe emocionuese ka qenë ngritja e kësaj ekspozite edhe për dy miqtë e tij Ardian Kapon dhe Ermir Hoxhën.

Bajo shpaloset në dy dimensione, instikti dhe njeriu, ku edhe nudot i ka eksperimentuar me veten, i cili  shfaqet herë si Odiseu e herë si Herkuli.

“Është ekspozita më emocionuese që kam kuruar.  Me Benin kam qenë cdo ditë në kafe, në shkollë, në studio. Qëllimi i kësaj ekspozite është edhe mbajtja gjallë e memories artistike. Ai do të mbahet mend gjatë për shenjën e fortë  në skulpturën  modern të 30 viteve të fundit.

Mitet e botës antike ishin muzë për të. Orfeu, personazhi legjendar pajisur me aftësi muzikore në versionin e Bajos, ngjitet si me magji mbi një platformë vertikale thekson Hoxha.

Aty, pranveror me lir në dorë dhe bimët dekorative mbi krye, djaloshi përhumbet në tingujt e muzikës.

Projekt tjetër madhor është realizimi i një ekspozite retrospektiv si dhe një album me gjithë krijmtarin e Arben Bajos, si shenjë dominuese e skulpturës moderne në 30 vitet e fundit. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!