Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Muzikë “në kupë të qiellit” Shqipëria me orë policore, por të rinjtë nga BE thyejnë çdo rregull në bregdet

schedule20:21 - 10 Shtator, 2021

schedule 20:21 - 10 Shtator, 2021

Teksa e gjithë Shqipëria nga datat 1 shtator, është e detyruar të mbyllet në orën 23:00, si pasojë e vendimit të komitetit teknik për shkak të situatës covid-19, e kundërta ndodh me qindra të rinj që kanë ardhur nga vende të ndryshme të Europës me kamper dhe rulot buzë detit Adriatik në fshatin Vilë.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, raporton se gjatë një vëzhgimi të bërë pranë kësaj zone edhe pse ora shënonte 02:00 e mëngjesit, këta persona siç shihet qartë në pamje, jo vetëm muzika por dhe thyerja e orës së karantinës në këtë orë është evidente në çdo aspekt.



Madje shkelësit e ligjit ruhen edhe nga policia dhe monitorohen prej së largu edhe nga shërbimi zjarrfikës, për të pushuar në Shqipëri që mësa duket për të pasur liri duhet të jesh shtetas i Bashkimit Europian dhe jo shqiptar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!