Muzikali “ANNI” në ArTurbina, të ardhurat do të shkojnë për fëmijët e prekur nga tërmeti

schedule15:06 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 15:06 - 25 Dhjetor, 2019

Një ndër komeditë dramatike muzikore e kthyer në fenomen botëror “Eni”, vjen në skenën e ArTurbinës si dhuartë për fëmijët e prekur nga tërmeti. Ky muzikal është ideuar nga Monika Lubonja dhe Adelina Muça.

“Në qendër  të musikalit “Annie”, është historia e  prekëse dhe e gëzueshme e 11-vjeçares jetime e cila nis kërkimin për të gjetur prindërit biologjikë. Jeta e saj merr një drejtim tjetër pasi ajo adoptohet nga një milioner. Kjo fabul e kthyer në një fenomen botëror, tashmë prek edhe skenën shqiptare me regji të Adelina Muçës.

“Menduam që ta sillnim për ti dhënë pak buzëqeshje të cilët e kanë përjetuar në mënyrën më të tmerrshme të mundshme dhe pse jo për ti sjellë mesazhin që nesër dielli do të lindë për ta”, shprehet Adelina Muça.

“ANNIE”, jetimja e vogël, ka një ëndërr: të gjejë prindërit e saj të vërtetë. Jeta e përball me shumë peripeci dhe pengesa, por ajo është gjithmonë optimiste dhe nuk e humb kurrë shpresën se një ditë do të gjejë familjen dhe lumturinë.

Kësaj fabule të bukur i janë bashkuar aktorë profesionist  si Genci Fuga, Erjona Kakeli, Monika Lubonja, Donald Shehu, Vladimir Saliu, Jaho Guma, Xhuliano Brisku sëbashku me femijët

Pjesa është konceptuar si një ndërthurje mes muzikës, humorit, kërcimit  për të ngjallur shpresë. Të ardhurat e “ANNIE” do të shkojnë për fëmijët e dëmtuar nga tërmeti, nën moton “Fëmijët për fëmijët”“Annie” vazhdon  në skenën e ArTurbina deri më 27 dhjetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!