“Muzika në Shqipëri nuk ka asnjë mesazh edukues”, vajza e Feim Ibrahimit: Mungon poezia në këngë

schedule12:30 - 22 Shkurt, 2023

schedule 12:30 - 22 Shkurt, 2023

Vajza e kompozitorit të njohur, Feim Ibrahimi, Etrita, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit, është sot një nga pianistet të spikatura në vend. E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo ndër të tjera, ka folur dhe për muzikën që bëhet ditët e sotme. Etrita ka thënë se aktualisht nuk ka më poezi cilësore apo nota muzikore, pasi muzika është përçudnuar.

Sipas saj, është futur një frymë e re që i është servirur popullit në mënyrën më të keqe të mundshme,

Duke jetuar për shumë vite me muzikë të bukur. Flas vetëm për muzikën shqiptare, nuk po flas për atë botërore se dihet që ka kryevepra. Por muzika jonë ka kryevepra gjithashtu, edhe duke qene e edukuar, e rritur me këtë frymë, me këtë muzikë, nuk është se nuk jam për modernizmin e muzikës. Absolutisht po, sepse koha ecën, do ecim me kohën absolutisht. Nuk është se jam arkaike në mendime, përkundrazi më pëlqen muzika e lehtë, moderne, më pëlqen rroku, të gjitha rrymat e muzikës. Edhe pse kam formim klasik, nuk ka lidhje fare kjo gjë. Por përçudnimi i muzikës është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur në Shqipëri. Është futur një frymë që nuk e di se kush e ka sjellë fillimisht dhe më pas i është servirur popullit dhe njerëzve në mënyrën më të keqe të mundshme, duke mos i dhënë asnjë mesazh edukues, as nëpërmjet fjalës dhe as nëpërmjet notave muzikore. Poezia nuk ekziston në këngët shqiptare, duke dëgjuar këngët e Sanremos, ke këngë që kanë poezi brenda, jo vetëm në nota, por poezi në fjalë, në tekst. Sigurisht që ka edhe këngë jo të vlefshme, por në një mori këngësh shumica janë të mira. Mbartin mesazhe, poezinë brenda, moralin”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!