Muzetë në Korçë/ Shtohen vizitorët, tërheqin Muzeu Mesjetar dhe “Mësonjëtorja”

schedule15:05 - 22 Gusht, 2024

schedule 15:05 - 22 Gusht, 2024

Shqipëria nuk po tërheq vetëm për plazhet, por dhe për historinë.

Të huajt që kanë vizituar Korçën nuk mund të largoheshin pa ndaluar në muzetë kryesor të qytetit.

Në krye të listët qëndron muzeumi i artit Mesjetar njohur dhe si muzeumi kombëtar i Ikonografisë.

Një muze unik jo vetëm në vendin tonë, por dhe në Ballkan.

Të huajt janë ndalur dhe  në muzeun kombëtar të arsimit  dhe atë të fotografisë  Gjon Mili.

Më shumë se 25 mijë persona kanë vizituar muzeumet në Korçë vetëm gjatë verës

Në Lezhë  tërhiqen nga memoriali në kala.

Kisha e Balldrenit dhe ajo e Pllanës  zgjojnë shumë interes.

Objektet e trashëgimisë kulturore në Lezhë kanë njohur fluks të shtuar vizitorësh këtë sezon.

Specialistët thonë se në rritjen e interesit për turizmin kulturor në  Lezhë këtë sezon kanë ndikuar dhe vendosja e tabelave informuese dhe cicëronët pranë kalave dhe muzeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!