Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Muxhahedinët në Shqipëri, sondazhi: Detyrim ndaj partneritetit me Amerikën

schedule22:26 - 9 Mars, 2026

schedule 22:26 - 9 Mars, 2026

TIRANË- Vendimi i të gjitha qeverive shqiptare për të pranuar muxhahedinët iranianë në Shqipëri, nga shqiptarët shihet si detyrim ndaj partneritetit me Amerikën. Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News, 64.9% e të anketuarve mendojnë se vendimi vjen si detyrim ndaj partneritetit amerikan.

Ndërkohë 31.9% mendojnë se ky vendim na ka ekspozuar ndaj rreziqeve, dhe një grupim shumë i vogël, vetëm 3.2 % e të anketuarve mendojnë se vendimi për të pranuar muxhahedinët iranianë në Shqipëri ka qenë i duhur.



Kampioni për këtë sondazh është 1248 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!