Ish- ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një intervistë për ABC ka analizuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi para zgjedhjeve.
Mustafaj në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar edhe opinionin paraprak të Venecias në lidhje me ndryshimet e bëra në Kosin Zgjedhor.
Sipas tij opinioni i Venecias e tregon qartë se ndryshime të tilla vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve janë antikushtetuese dhe të papranueshme.
“Këmbëngulja e presidentit për të mos dekretuar këto ligje ishte e mbështetur në kushtetutë. Meta u detyrua që ta dërgoi në Venecia për shkak të mungesës së Kushtetueses, pretendimet e opozitës se u shkel marrëveshja e 5 qershorit për këtë është një tjetër shuplakë për mazhorancën. Me këtë sjellje e dinin përfaqësuesit e mazhorancës se po shkelnin kushtetutën.
Komisioni i Venecias nuk thotë se duhet të bëhen ndryshime, por lë të kuptohet se gjashtë muaj para zgjedhjeve ndryshime të tilla janë antikushtetuese. Kjo shkon në favor të arrogancës, nuk kishte pse të bënte ndryshime të tilla.
Rekomandimi për vijimin e dialogut është pa një vlerë të madhe pasi tashmë mazhoranca dhe opozita nuk kanë çfarë të diskutojnë mes tyre. opozitës në këto zgjidhje i kërkohet një mobilizim i madh dhe qytetarëve u kërkohet një pjesëmarrje e madhe në zgjedhje si një mënyrë për të siguruar një zgjidhje për vendin. Basha nuk mund të shkojë në zgjedhje se do të bëjë qeveri të vetme, pasi ai ka funksionojë si opozitë e përbashkët. Unë në këto zgjedhje votoj për PD-në ndaj votoj për më të mirin”, ka thënë Mustafaj.
Mustafaj ndër të tjera në intervistën e tij për ABC është shprehur se hapja e negociatave është e largët dhe sipas tij çdo gjë do të vendoset pas zgjedhjeve.
“Shumë vende për arsye të etikës dhe arsye të tjera të tyre janë kënaqur me konkluzionin e Holandës. Ne të gjithë e dimë se Franca, Danimarka kanë të njëjtin mendim si Holanda, Gjermania ka vënë 9 kushte dhe një kusht shtesë pas marsit që është se s’duhet të prishet marrëveshja e 5 qershorit, qeveria jonë e ka shkelur një gjë të tillë.
Venecia është një strukturë juridike e ngritur nga vendet evropiane dhe ato marrin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve të saj. Unë nuk shikoj dhe pranverën e ardhshme ne nuk do të kemi asnjë lajm të mirë për negociatat por nëse zgjedhjet do të jenë mirë atëherë do të shikojmë nëse do të marrim bonus ose jo. Unë po them një moment kur në 2005 kur u formua qeveria e PD-së ne morëm përgjigje nga Brukseli dhe në dhjetor ne nënshkruam marrëveshjen e stabilizim Asocimit. BE është inkurajues i vendeve aspirante për në Be.
Unë nuk shikoj mëkate të BE-së ndaj nesh, asnjë interes të brendshëm të saj, vetëm një rast kemi në këtë drejtim që është bllokimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, emigracioni dhe krimi i organizuar nuk është një problem vetëm për Holandën por për të gjithë. Qeveria jonë nuk është e aftë që të kontrollojë kufijtë.
Kostoja që ka Shqipëria është në të gjithë aspektet për shkak të kësaj pengese, pasi ka të bëjë me të gjithë organet me standartizimin e ekonomisë dhe të gjithë institucioneve që vjen si pasojë e mos çeljes së negociatave”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al