Mustafa Nano: Ka njerëz që turfullojnë për titullin e programit tim

schedule21:26 - 28 Shkurt, 2020

schedule 21:26 - 28 Shkurt, 2020

Këtë të premte Mustafa Nano ia ka kushtuar monologun e tij emrit të emisionit “Provokacija”, i cili komentohet shpesh.

Nano i është referuar librit “Brenga e Ballkanit”, e Edith Durhan. Fillimihst ai sjell monologun origjinal të Durhamit me një shqiptar nga Kosova dhe më pas sjell edhe dialogun imagjinar se si do të bisedonte Durham me një shqiptar të Kosovës ditët e sotme.

Monologu i Mustafa Nanos:

Ka ende njerëz që nuk po ndjejnë qetësi për titullin e programit tim televiziv, “Provokacija”. Këta njerëz bëhen keq, turfullohen, zemërohen me mua nuk i mban vendi. E gjithë kjo mua më kujton një moment nga libri i Edith Durhamit, “Brenga e Ballkanit”. Në faqet e para është një bisedë, që Durhami e bën me një shqiptar të Kosovës dhe unë po e them këtu”

“Ti flet serbisht?”

“E di serbishten, por nuk e flas.”

“Pse nuk e flet?”

“Sepse nuk dua ta flas. Nuk kam ndërmend ta ndyj gojën time me fjalët e tyre.”

“Pse i urren kaq shumë?”

“Sepse i urrej. Nuk mund të mos i urrej. Kështu kemi lindur. Kështu jemi ne.”

“Si macet me qentë.”

“Bash ashtu, zonjushë! Si macet me qentë.”

Ky është dialogu dhe gjërat nuk është se kanë ndryshuar shumë. Unë e kam të lehtë ta përfytyroj situatën që Edith Durahami të ngjallet sot dhe të shkojë në një familje në Kosovë. E kam të lehtë të përfytyroj Durhamin të hyjë në një familje të Kosovës në një mbrëmje të së martës kur jepet programi “Provokacija”. Ndërsa familja është duke parë programin dhe është një anëtar i familjes që është duke turfulluar dhe Eduth Durhami bëhet kurioz dhe ndërhyn. I thotë: çfarë ke?’

“Ja ky bastard e ka titulluar këtë programin e emrin serb “Provokacija”

“Si quhet ky bastadrdi?”

“Mustafa Nano”.

“Është shqiptar?”

Shqiptar është me letra, por nuk besoj se ka gjak shqiptari, nuk ka sesi, shqiptari nuk i fyen shqiptarët? Pse do zgjidhte të emëronte programin me këtë emër të ndyrrë “PROVOKACIJA”

“Po ti flet serbisht?”

“Kurrën e kurrës unë e di serbishten, por nuk e flas.

“Po pse?”

“Sepse edhe ata nuk e flasinm gjuhën timë, kështu kemi lindur, kësjyu kemi jetuar ne”

“Si macet me qentë?”

“Po, bash ashtu zonjushë si macet me qentë dhe kështu do jemi sa të ketë jetë”.

Ky është një dialog imagjinar. Tani ka njerëz që mëndojnë se ku shqiptar imagjinar ashtu sikur shqiptari real i Edith Durhanit në dialogun eparë. Ka njerëz që mendojnë se shqiptarët dhe serbët janë si macet me qentë.

Unë personalisht nuk mendoj kështu. Unë mendoj ndryshe. Unë mendoj se problemi i armiqëisë mes shqiptarëve dhe serbëve ka lindur në momentin që Kosova ka lidnur si problem dhe ky problem armiqia do të vazhdojë për sa kohë që serbët do të vazhdojnë të besojnë se Kosova është “djepi i qytetërimit serb”. Për sa kohë që serbët nuk do të njohë shtetin e pavarur kosovar.

Në momentin që do të ndodhin këto gjëra, Kosova nuk do të jetë më problem dhe armiqësia mes serbëve dhe shqiptarëve ngadalë-ngadalë do të hidhet pas shpine. Kjo është një gjë që do të ndodhë sesbën sepse kështu ka ndodhur me të gjithë kombet e tjerë që kanë përjetuar armiqësi të kësaj natyre. Unë vë bast për këtë gjë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!