Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mustafa kërkon ta shkarkojë, vjen reagimi nga “kampi” i Vjosa Osmanit

schedule16:57 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:57 - 20 Qershor, 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar ditën e sotme një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për votimin e dy propozimeve. Një për kalimin e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që ajo mban në parti.

Lidhur me këtë kërkesë nuk ka ende një reagim nga Vjosa Osmani, por kanë reaguar anëtarë të stafit të saj si kryetare e Kuvendit.

Egnesa Vitia, pjesë e stafit të Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan në një postim të sajin në Facebook: “I kam besu, e i besoj veç një emri: VJOSA!”

Nga ana tjetër, Fatmir Rexhepi është shprehur se nuk do të votojë kurrë për shkarkimin e Vjosa Osmanit, kurse Melihate Tërmkolli është shprehur se duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm për ta diskutuar si çështje.

Siç thuhet në letër, kërkesa e Isa Mustafës vjen pas veprimeve të Vjosa Osmanit kundër qëndrimeve të LDK-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!