Musolli dëshirë e klubeve dardane, Flamurtari në kaos total

09:43 | 16/12/201909:430

Besar Musolli, kapiteni i Kukësit, është në listën e dëshirave të dy klubeve që luftojnë për titull në Kosovë. Gjilani, që e ka tentuar edhe më parë, e kërkon mesfushorin e verilindorëve, ndërkohë që sipas “Panorama Sport” shkruan edhe Prishtina është në garë.

Gjithsesi zor se Kukësi mund të heqë dorë nga një prej lojtarëve kryesorë, kur tashmë është në vend të parë dhe titulli kampion është objektivi kryesor i klubit të financuar nga Safet Gjici.

FLAMURTARI – Në Vlorë situata është e rëndë dhe në janar me këtë situatë do të jetë të paktë futbollistët që do të qëndrojnë në skuadër. Lojtarët kërkojnë pagat para se të largohen drejt shtëpive të tyre, ndryshe nuk kthehen pas.

Administratori Sinan Idrizi duhet të gjejë një zgjidhje, pasi askush nuk ka ndërmend të sakrifikojë më shumë. Deri më tani një pjesë e lojtarëve kanë qëndruar, në mënyrë që në janar të mund të gjejnë një ekip dhe të mos jenë pa stërvitje. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono