Murrizit në Kuvend: Po pashë burra të PS tek 1/3 e listave, do t’i quaj burrnesha?!

schedule13:00 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:00 - 16 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës Myslym Murrizi ka shkëmbyer batuta e ironi me kryeministrin Rama.

Duket se opozita do i votojë ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga mazhoranca me kushtin që të bëhet një kod zgjedhor që të përfshijë depolitizimin e administratës sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Për herë të parë në fjalimin tuaj zoti Rama që është në stilin gati-gati si imi por më shumë poetik. Ka humor e ironi brenda. Unë dëgjova fjalë të sinqerta. Luli thatë ka bërë teatër, unë besoj se teatrin e keni bërë së bashku. unë nuk të kërkoj të prishës 5 qershorin se është si letër dashurie, mund ta marrësh ta fusësh në kornizë.

Me ne i qendron marrëveshjes se e duan shqiptarët,. me Lulin për t’i bërë qejfin Lulit.
Do votojmë atë që është e drejtë, qejfin mund t’ia bësh në një mënytrë tjetër, ka 1 mijë e një mënyra për t’i bërë qejfin dikujt.

Që shqiptarët duan lista të hapura nuk ka lidhje me qejfin e atyre që janë përjashta se nuk i është bërë qejfi kur ishin brenda. Kjo është kërkesë e tre palë zgjedhjeve të shqiptarëve”, tha Murrizi teksa u ndal edhe te hapja e pjesshme e listave.

“Ju thoni do ta mbrojmë gjininë femërore, zonjat. Po të jetë ky qëllimi që 1/3 do mbahen mbyllur (listat) më lejoni t’ju them se për 8 muaj do jemi në zgjedhje. Atëhere nëse do shoh ndonjë burrë brenda 1/3-ën e listës a mund t’i thërras edhe me lejen tuaj, burrneshë?

Unë kam kërkuar që në këtë sallë të vijnë njerëz të zgjedhur, jo të fortë.

Që nuk e mashtrojnë elektoratin, të vijnë jo hajdutë, të shkolluar, të zgjuar por jo shkencëtare se ngjit me ne kemi Akademinë e Shkencave. Kush është të konkurrojë dhe të hyjë në një derë 10 metra majtas Kuvendit.

Zoti Rama, unë nuk merrem me ndërkombëtarët, s’kam muhabet me ta.

Në emër të grupit Parlamentar Carcani do i bëjë një letër CSU-së dhe CDU-së t’ia sqarojë cfarë po ndodh në këtë vend, që spo bëhet qameti.

Unë nuk besoj që 5 qershori i heq legjitimitetin parlamentit të Shqipërisë qoftë me 84 qoftë me 94 vota.

Në Kodin Zgjedhor që shqiptarët presin duhet të instalojmë 1000 rekomandimet e OSBE.

Të kalojmë së bashku ndryshimet Kushtetuese që janë kërkesë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe të bëjmë një Kod Zgjedhor ku për herë të parë mbas 31 vitesh të bëjmë një pale zgjedhje që mos osjtim në shtëpi ku janë votat e mia.

Të ftoj të bëjmë Kushtetutën dhe një Kod Zgjedhor për të heq dorën e militantëve nga kutia e votimit”, përfundoi Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!