Dy automjete janë përfshirë ne një aksident në fshatin Gjorëm, njëri prej tyre furgon pasagjerësh.
Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, që lidh Laçin me Mamurrasin.
Nga ky aksident plagosen lehtë dy drejtuesit, ndërsa një pasagjer ka marrë plagë të rënda, dhe dërgohet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Njëri nga drejtuesit shoqërohet në komisariat, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit.