Murrizi: Rama marrëveshje me Bashën, reformën zgjedhore e votojmë vetëm nëse ndryshon sistemi

schedule15:12 - 13 Janar, 2020

schedule 15:12 - 13 Janar, 2020

Qëndrimin e fundit të Lulzim Bashës për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor, deputeti Myslim Murrizi i grupit Parlamentar Demokrat e sheh si pjesë e një marrëveshjeje që ekziston mes kryedemokratit dhe kryeministrit Edi Rama.

“Këtë marrëveshje e ruajnë se i tremben hapjes së listave, si djalli temianin se u bie pushteti brenda partisë. Demokracia u vret sytë”, tha Murrizi.

Megjithatë, kalimi në Parlament i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nuk do të jetë i lehtë. Murrizi thotë se vota pro e opozitës parlamentare për reformën do të jetë e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“7 deputetë të opozitës, bashkëkryetarja Rusina Hajdari, Alimadhi, Ralf Gjoni, Arben Elezi dhe Korab Lita, nuk japim konsensus dhe nuk votojmë asnjë lloj detaji teknik, dhe buzëkuqi, apo arnimi të kodit zgjedhor, nëse nuk merret parasysh kërkesa jonë, për ndryshimin e kodit zgjedhor”, tha Murrizi.

Një grup prej 39 deputetësh të opozitës kanë dorëzuar në Komisionin për reformën Zgjedhore një kërkesë të posaçme që sistemi zgjedhor të kalojë pika e parë e diskutimeve. Kjo kërkesë zbulon nënkryetari i Parlamentit do i çohet Presidentit, por me një objekt tjetër.

“Nëse këta do të vazhdojnë të jenë të martuar me njëri-tjetrin, do marrim këtë listë, do i ndryshojmë kokën lart, do thërrasim deputetët, 39 firmëtarët dhe do ja dërgojmë Presidentit të Republikës. Pra kërkojmë referendum”, theksoi ai.

Sikundër edhe politikanë të tjerë, Murrzi shprehet i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, siç Partia Demokratike e LSI-ja kërkojnë./abcnews.al