Ish deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Log. me gazetarin Endri Xhafo ka diskutuar në lidhje me gjendjen e biznesit në vendin tonë. Murrizi ka deklaruara se është për të ardhur keq që biznesi dhe pas 7 palë qeverish të ndryshuar vijon të jetë po në duart e po 7 personave.
Ndër të tjera ai ka treguar se kur është vendosur trau në Kukës, ato kanë qenë në protestë, por që të arrestuarit ishin dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Sipas tij momentin që ato ja kanë raportuar Bashës, ato për pak sa nuk i kanë hedhur nga selia e PD-së.
“Shikoj dy standarte të të njëjtit individ të një subjekti politik, është e vërtetë që në vend mbi 90% e 2 miliard eurosh janë përqendruar në duart e 8 personave por kjo ka ndodhur në të gjithë qeveritë kur isha deputet kam kërkuar në bashkinë e Tiranës nga 2009 në 2020 të njëjtët individë i kanë fituar tenderat, po të njëjtat firma fitojnë përherë, ekonomia e tregut dhe hapja e tregut në’90 ishte për fitimet. Çfarë i lidh këto 7 palë qeveri me 7 emra përveçse ndarja e pasurive në tavolinë. Unë bashkë me tre deputet të LSI kamë qenë në protestën për vendosjen e traut në Kukës, dhe kur jemi kthyer desh na hodhën nga selia. Ne shkuam dhe ja raportuam Bashës. Kur shkuam ne atje për të mundësuar lirimin e të arrestuarve, ato i kishin larguar dhe dërguar në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Bizneset janë në të drejtët e tyre, që me Piro lalën në Lushnje ato tashmë janë të lirë të bëjnë ç’të duan për të fituar. Është përgjegjësi e qeverisë për të bërë dhe kontrollin e tyre”, ka thënë Murrizi. e.su./abcnews.al