Muriqi: Po acarohem, Fenerbahce do 6-fish më shumë për mua

schedule20:12 - 1 Shtator, 2020

schedule 20:12 - 1 Shtator, 2020

Vedat Muriqi mund të luajë në Serie A këtë sezon, por Fenerbahce deri më tani ka rezistuar dhe kërkon të përfitojë rreth 20 milion euro. Prej ditësh gjithçka ka ngecur dhe vetë sulmuesi nga Prizreni nuk ndihet mirë për situatën e krijuar.

Ai ka folur për gazetarin Ertan Suzgun dhe tregohet i sinqertë: “Lazio luan në Serie A dhe do të luajë në Champions League, ndaj ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Negociatat po zvarriten për një kohë të gjatë dhe kam nisur të acarohem me këtë gjë.

Dua të iki nga Fenerbahce me një mendim pozitiv dhe ata duan të më shesin gjashtë herë më shumë se sa më kanë blerë. Nuk e di pse po zgjat kaq shumë. Shpresoj që të konkretizohet marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur. Unë kam qëndruar jashtë bisedimeve, sikurse edhe klubi më ka kërkuar”. /abcnews.al