Mungesë lojtarësh dhe ideja për ta “hequr qafe” në janar, Barça e detyruar të përdorë Coutinhon

schedule23:49 - 20 Shtator, 2021

schedule 23:49 - 20 Shtator, 2021

Barcelona pas një viti futi nga minuta e parë brazilianin Coutinho. Aktivizim për shkak të numrit të madh të mungesave që ka Koeman dhe mungesës së cilësisë që ka në dispozicion.

Ideja e klubit nuk është tjetër veçse lojtari të ketë vazhdimësi këto dy muajt e ardhshëm, në mënyrë që ai të rivlerësojë veten dhe kështu klubi ta ketë më të lehtë ta largojë atë gjatë merkatos së janarit. Kujtojmë që ai momentalisht është lojtari më i shtrenjtë në ekip, kështu largimi i tij do të lehtësonte katalanasit për të qenë në gjendje për të përforcuar skuadrën me lojtarë të nivelit të lartë.

Bordi drejtues i Barcelonës në bashkëpunim me agjentin e brazilianit ka rënë dakord që t’i jepin minuta në mënyrë që të gjejë një destinacion në janar. Për të bërë këtë, largimi brazilianit do të lehtësohet, do të këtë mundësi huazimi dhe transferimi të përhershëm, duke ofruar kushte të mira pagese për klubin që blen kartonin.

Vitrina për Coutinhon fillloi sonte. Premier League dhe Serie A janë destinacionet më tërheqëse për Coutinhon. /abcnews.al/