Mungesa e ujit për vaditje, drejt tharjes prodhimet e fermerëve

schedule13:15 - 28 Prill, 2018

schedule 13:15 - 28 Prill, 2018

Fermerët e fshatrave të Rrogozhinës po përballen me një problem të madh këto ditë. Të mbjellat e tyre rrezikojnë të thahen, pasi nuk furnizohen me ujë nga kanalet vaditëse.

Nëse fidanët e mbjellë nuk marrin ujë këtë javë, rrezikojnë tharjen. Kjo i ka zemëruar banorët e fshatrave Luz dhe Lekaj në Rrogozhinë. Kërkesa e tyre është lëshimi  i ujit nëpër kanalet vaditëse. Ndryshe, dëmi në fushat e mbjella do të jetë i madh për shumë familje.

 Një pjesë e kanaleve janë tharë për ujë, ndërsa pjesa tjetër është e bllokuar nga barishtet. Sipas fermerëve, bordi i kullimit ka nisur pastrimin e degës Peqin-Kavajë, këto ditë. Ndërkohe që pastrimi duhej të ishte kryer të paktën dy muaj më parë.

 Fermerët e fshatrave Luz dhe Lekaj disponojnë nga 10 ha tokë bujqësore secili, të marra këto me qira. Pjesa më e madhe e tyre ka kryer mbjelljet në fusha të fidaneve të domates, të perimeve të tjera por edhe të drithërave.

Nevoja për vaditjen e tyre është urgjente, ndërsa alternativa tjetër janë puset, por zona është e thatë dhe jo gjithmonë nga nëntoka nxirret ujë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!