Mundësi, takime dhe njohje të reja, mësoni shenjat më me fat për sot

schedule07:05 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 07:05 - 9 Dhjetor, 2021

Dashi

Ju dëshironi të ecni me ritme të shpejta dhe për këtë arsye i nënvlerësoni detajet. Kjo mënyrë mund t’ju shkaktojë disa pengesa prej pakujdesisë.

Demi

Me shumë mundësi, duhet të sqaroni shumë gjëra. Kjo ditë do të jetë e lodhshme, por në të njëjtën kohë edhe produktive. Jini të kujdesshëm.

Binjakët

Gjatë ditës së premte do ë keni më tepër konfuzion. Por falë ndikimit pozitiv të Jupiterit, Satunit dhe Hënës, do të merrni energji pozitive dhe dashuri.

Gaforrja

Keni bërë një zgjedhje të gabuar dhe do të doni të qëndroni mënjanë, por ju këshillohet që të mos izoloheni, sidomos të premten kur mund të keni mendime të tjera.

Luani

Shumë personave ju është dashur që të bëjnë ndryshime në jetë duke ndyshuar disa gjëra edhe për ju, por sugjerohet që të mbani këtë qëndrim.

Virgjëresha

Është momenti për të parë se çfarë do bëni në vitin e ardhshëm pasi duhet të rishikohen disa projekte dhe kontrata.

Peshorja

Tani jeni në formë dhe mund të largoheni nga një problem që ju ka shqetësuar kohëve të fundit. Viti i ardhshëm do të jetë një vit vendimtar.

Akrepi

Është një kohë e mirë për pasion, ndaj nëse keni një histori, nuk do të duhet shumë për të zgjuar dëshirën për të qenë bashkë. Lajme të mira.

Shigjetari

Përfitoni nga fati, yjet dhe njerëzit që keni pranë. Do të keni disa takime shumë të bukura në fundjavë, ndaj bëhuni gati.

Bricjapi

Herë pas here duhet të ndalosh për të kuptuar se çfarë po ndodh rreth teje. Për beqarët, do të ketë njohje të reja.

Ujori

Jini mendjemprehtë dhe plot ide për të riorganizuar jetën tuaj dhe të tjerëve. Keni intuitë të shkëlqyer, ndaj mos i nënvlerësoni idetë tuaja.

Peshqit

Mund të keni një moment që nuk i jepni rëndësi fjalëve të të tjerëve, por më pas mërziteni. Jupiteri mbërrin për të sjellë ndryshime në jetën tuaj. /abcnews.al