Mundësi për të rinjtë shqiptarë që të studiojnë në Cardiff

schedule17:05 - 25 Janar, 2018

schedule 17:05 - 25 Janar, 2018

Sot është zhvilluar dita e parë e panairit të edukimit që i jep mundësinë të rinjve shqiptarë të ndjekin shkollat më të mira në botë. Një prej tyre është Cardiff Sixth Form, kolegji më i mirë në Mbreterinë e Bashkuar.

Kanë filluar intervistat për të aplikuar në një nga shkollat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo e enjte por edhe premtja nga ora 11:00 deri në orën 18:00 pritet të ketë fluks të rinjsh të interesuar për destinacionet më të rëndësishme të edukimit. Në panairin e fundit është edhe Cardiff Sixth Form. Kolegji më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Suksesi kryesor i kolegjit tonë është sepse shumica e studentëve që studiojnë në këtë kolegj marrin oferta për të studiuar në Cambridge dhe Oxford. Dua t’iu përmend që në këto universitete, për çdo 13 studentë që aplikojnë dhe kanë mesatare 10 pranohet vetëm 1. Në vitin akademik 2017, 19 studentë nga kolegji ynë u pranuan në Cambridge dhe Oxford, 26 në Imperial College, 21 London School of Economics, 16 ne UCL , si edhe në Universitet më të mira Amerikane”.

Gjithashtu ofrohen 50% bursë për studentët që kanë mesatare mbi 9 dhe nivel shumë të lartë të gjuhës angleze. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë kanë shprehur interes edhe për shkolla të tjera.

“Shumica e studentëve aplikojnë në një nga qytetet që është në jug të Anglisë. Kantërbëri është një qytet tipik shumë anglez prandaj e preferojnë edhe studentët sepse ka një histori shumë të madhe. Gjithashtu edhe Londra është shumë e preferuar sepse njihet shumë nga të rinjtë. Studnetët që mbarojnë këto universitete kanë një të nesërme të sigurtë. Gjëja më e rëndësishme që duhet të konsiderojnë studentët janë mundësitë pasdiplomimit. Ata kanë të hapura shumë dyer, jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën”.

Studentë nga e gjithë bota synojnë të studiojnë në institucionet më të mira arsimore në botë. Këtë mundësi sot e kanë edhe të rinjtë shqiptarë./abcnews.al