Muller-Boateng-Hummels sërish në kombëtare, tërhiqet Joachim Low

schedule19:36 - 1 Mars, 2021

schedule 19:36 - 1 Mars, 2021

Gjermania i zhgënjeu të gjithë tifozët në Botërorin Rusi 2018. Aventura e skuadrës së Joachim Low përfundoi që në fazën e grupeve, teksa trajneri vendosi të bënte disa ndryshime pas dështimit të madh.

Emra si Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Matts Hummels nuk u thirrën më në kombëtare, por një gjë e tillë mund të ndodhë në vijim. Trajneri i “Pancerave” nuk e përjashton një mundësi të tillë në prononcimin për Kicker.

 

Muller Boateng Hummels

Kur nis një rrugëtim ndryshe, nuk mund të braktisësh atë që kë bërë dhe të ndryshosh drejtim papritur. Pandemia na ka bllokuar prej gati një viti. Kështu që mendoj se mund të merret në konsideratë procesi i reformimit të ekipit kombëtar.

Ka disa lojtarë që mund të na japin diçka shtesë, flas në aspektin e përvojës dhe udhëheqjes së grupit. Në këtë aspekt, e shoh të mundur rikthimin e ndonjë lojtari te Gjermania. Muller-Boateng-Hummels? Nuk përjashtoj asnjë opsion“, deklaron Low. /abcnews.al