Muaji i letërsisë/ Aida Baro: S’mjafton një jetë dedikuar përkthimit. Mora bekimin e Robert Shvarc e Shaban Sinanit

schedule11:04 - 10 Tetor, 2024

schedule 11:04 - 10 Tetor, 2024

Në muajin e letërsisë, përkthyesja Aida Baro, redaktore gjithashtu rrëfen në ‘Pas Mesnatë’, se nuk mjafton një jetë dedikuar letërsisë dhe përkthimit.

Ajo tregon se përkthimet e para i nisi që në bankat e shkollës, ndërsa thekson se përkthimi duhet bërë duke e parë veten me sy kritik.

“Është dashuria dhe pasioni që të shtyn ta bësh këtë gjë. Dhe unë kështu funksionoj. Përkthimet e para së pari i ka lexuar profesor Shaban Sinani, unë isha ende studente atëherë.

Përktheva disa tregime të Buzzati dhe Pirandellos, profesor Sinani më tha: ke talent, vijo ushtrohu.

Më pas punoja në një televizion ku vinte shpesh Robert Shvarc që e kisha dhe e kam idhull dhe mendoj se i ka dhënë pafund gjuhës shqipe nga letërsia gjermane, dhe i lutem me shumë ndrojtje të lexojë diçka që kisha përkthyer, dhe në fund më tha ‘e ke shqipen shumë të bukur’- kujton ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!