Qytetin e Beratit e kanë vizituar këtë stinë të nxehtë më shumë se 60 mijë të huaj. Deri në fund të vitit pritet që numri i turistëve të shkojë deri në 120 mijë persona.
Për turistët e huaj, Berati është një mrekulli e bërë nga dora e Zotit. Ata që vijnë për herë të parë janë befasuar me këtë qytet në të cilin çdo gur ka një histori për të treguar.
Besohet që 60.000 mijë turistë vizituan Beratin muze. Nga e gjithë bota, italianë, anglezë, norvegjezë, spanjollë sfiduan temperaturat e stinës për të parë tokën nën kujdesin e UNESCO-s.
Qendra historike, Kalaja është një nga pikat më të vizituara dhe më të dëshiruara. Edhe kryetari i bashkisë Ervin Demo është i kënaqur me fluksin e turistëve.
“Numri i vizitorëve ka ardhur në rritje. Kjo është edhe brenda trendit të përgjithshëm që ka pësuar numri i vizitorëve. Berati ëhstë një nga destinacionet kryesore turistike në vend dhe rrjedhimisht dhe vetë numri i vizitorëve në qytet tashmë është rritur. Nga të dhënat që ne marrim nga hyrjet në kala dhe nga vizitorët të cilët shkojnë në muzetë përkatëse të qytetit, ne jemi në 60 mijë të huaj të cilët kanë vizituar qytetin tonë të evidentuar në qytetin tonë. Por kjo nuk do të thotë që patjetër ka dhe turistë të tjerë të cilët nuk mund të jenë të pasqyruar në statistikat zyrtare”, tha ai.
Demo thotë se do të vazhdojnë investimet edhe në lagje të tjera për të përmirësuar imazhin e qytetit. Kurse në paketat turistike tashmë nuk do jenë vetëm tre lagjet muzeale, por do të përfshihen edhe ato turistike të Njësive Administrative Drobonik e Qafë Dardhë./ABC News Albania 24/7