MPEJ: E shqetësuar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi

schedule15:53 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 15:53 - 5 Dhjetor, 2018

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nëpërmjet ambasadës në Athinë lidhur me gjetjen e pajetë të shtetasit shqiptar Marios Isak, për të cilin shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e viktimës. Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve, gjë për të cilën ministria shpreh shqetësim dhe indinjatë të thelluar edhe më për shkak të vonesave në zbardhjen e ngjarjeve nga autoritetet greke.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që shoqërojnë ngjarjet në vendin fqinj duke i bërë thirrje autoriteteve greke për frenimin e çdo përpjekjeje ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që kontribuojnë në shtetin fqinj./abcnews.al