Mozzik nuk di të ndalet, publikon bashkëpunimin e radhës

schedule08:45 - 11 Gusht, 2020

schedule 08:45 - 11 Gusht, 2020

Mozzik është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar. Pak ditë më parë, ai publikoi albumin që mban titullin “Mozzart”, që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Mozziku deklaroi pak kohë më parë se viti 2020 do të jetë krejt i tij dhe duket se po e mban premtimin. Reperi është renditur prej disa javësh si artisti më i dëgjuar në Shqipëri, duke u bërë pjesë e klasifikimit të Billboard Albania me disa këngë.

Ndërkohë, së fundmi ai ka surprizuar fansat duke lançuar një tjetër këngë. Bëhet fjalë për një këngë me artistin shqiptar shumë të suksesshëm në Gjermani, Azet. Kënga mban titull “Xhep” dhe është një version remix i bashkëpunimit të Azet me artistin Albi, që u publikua pak ditë më parë.

Kujtojmë që Azet publikoi rreth një muaj më parë dhe një duet me Dhurata Dorën. “Fajet” ishte kënga që i ka përfshirë dy artistët në toplistën e më të dëgjuarve të kësaj vere. /abcnews.al/