“Mozart dhe bashkëkohësit e tij” bashkon ekselencën shqiptare

schedule18:12 - 29 Tetor, 2018

schedule 18:12 - 29 Tetor, 2018

Vjen në Tiranë instrumentisti shqiptar i njohur ndërkombëatrisht Ali Pengili. Oboisti do të interpretojë ne koncertin “Mozart dhe bashkëkohësit e tij” shoqëruar nga orkestra e TKOB, e cila drejtohet nga francezi Martin Lebel.

Koncerti “Mozarti dhe bashkëkohësit e tij”, bën bashkë ekselencën shqiptare që performon në skena të ndryshme botërore me artistët e njohur të skenës sonë. Ali Pengili një ndër oboistët më të kërkuar në skena ndërkombëtare, rikthehet për publikun shqiptar pas 4 vitesh me një vepër franceze.

Ali Pengili, oboist: “Gjithmonë kthehem me shumë kënaqësi. Jam dhe në një koncertit të bashkëkohësit të Mozartit, sepse shpeshe herë këto koncerte i kushtohen vetem Mozartit. Ishte rasti që të bëhëj një koncert i kushtr një kompozitori tjetër, i quajtur kompozitor i humbur. Mirëpo është një komposzitor shumë i mirë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë oboist vetë, muzikant dhe ka shkruajtur shumë për instrumentin.”

Pengili thotë se në skena të huaja ai promovon pjesë shqiptare, të cilat priten mirë.

“Para 2 vitesh pata mundësinë që të bëj një koncert në akademinë e muzikës në Normandi ku jam dhe unë profesor oboje. Koncertin për oboe dhe orkestër të Feim Ibrahimit, kompozitor i njohur shqiptar, koncert që u pëlqye shumë. Shpesh herë me nxënësit e mi luaj vepra të Paparistors të cilat janë shumë lart për sa i përket krijimtarisë së kohës. Por pjesë që janë të rëalizuara shumë të bukura me kompozime shumë të bukura.”

Dirigjenti francez Martin Lebel, shpreh konsideratë për orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Martin Lebel, dirigjent: “Jam shumë i lumtur që vij dhe drejtoj këtë orkestër. Jam i kënaqur me energjinë që me përcjellin muzikantët veçanërisht për këtë lloj muzike. Repertori është klasik dhe me vitalitet veçanërisht ajo e Bethoven e cila është simfoni e shkruar në rininë e tij.”

Koncerti sjell ngjyrat e jetës, pasi nëse Bethoven përcjell energjinë e moshës, pjesa e Mozartit është shkruar në fund të jetës së kompozitorit.

Elton Katroshi, klarinetist: “Është shkruajtur 2 muaj para se të ndërronte jetë dhe premiera e tij ëshë në tëtor. Pra korespondon një gjë shumë e bukur që pas 227 vitesh luhet përsëri në ditën e premierës.”

Koncerit “Mozart dhe bashkëkohësit” do të mbahet mbrëmjen e së mërkurës në “Katedralen Ortodokse.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!