Nëna e Këshillit të Mirë, Pajtorja e Shqiptarëve, ose siç njihet ndryshe Zoja e Shkodrës do vëndoset në Nazaret në Bazilikën kushtuar Shën Marisë nënës së Krishtit, e ndërtuar pikërisht në vendin ku ka qenë edhe shtëpia e Shën Marisë.
“Ideja për të çuar një mozaik mua më erdhi prej kohës kur unë kam studju në Izrael në Jerusalem. Unë kam studiuar shkencat biblike dhe arkeologjinë atje dhe meqë në Nazaret janë të gjithë mozaikët e ndryshëm të Zojave të ndryshme që ka nëpër botë, devocionit që kanë njerëzit mungonte e Shqipërisë. Në atë kohë ishte ideja, por nuk kishte mundësi për ta bërë atë. Në vitin 2018 kur kishte një shtegtim me një grup besimtarësh nga Shqipëria e takuam të parin e Fretenve që e kisha edhe koleg dikur At Françesko Paton i thashë që do të kishim dëshirë me e ba një moziak prej Shqipëri për me e çuar në Nazaret, ku është pikërisht Lajmërimi i Zojës së Bekume, ku është edhe shtëpia e Zojës së Bekueme aty. Dhe në portikun e gjithë asaj kishe që është një bazilikë shumë e bukur janë të tana këto Zoja. Pader Paton thotë po vetëm se duhet bërë një kërkesë nga një Ipeshkëv në Shqipëri. Në atë kohë Monsinjor Massafra bani kërkesën. Në 2019 ishte çështja e pandemisë dhe ma vonë në 2022 ka filluar punën studjoja e Eduard Sinaj dhe Albana. Ne mund ta bashkim edhe atje sepse Fretnit atje që janë edhe rojtësit e Tokës së Shenjtë, custodët e Tokës së Shenjtë, ata kanë një Shkollë Moziakësh në Jerihon që është në pjesën e Palestinës. Por ne donim që ta bëjmë një Shqipëri dhe ta cojmë atje, edhe pse ka komplikime për ta cuar atje, por donim që të ishte një vepër e një shqiptarit dhe për këtë arsye e kemi realizuar këtu.”, u shpreh At Gazmend Tinaj, frati Françeskan i Shkodrës.
At Gazmend Tinaj frati Françeskan i Shkodrës, i cili është edhe ideatori dhe organizatori i kësaj iniciative shprehet se ideja për vendosjen e një mozaiku nga Shqipëria erdhi në fillim të viteve 2000…
Mozaiku është ekspozuar për herë të parë në festën e Zojës së Shkodrës, pasi siç shprehet At Gazmend Tinaj ne nuk donim që ta dërgonim në Tokën e Shenjtë pa e parë populli shqiptar këtë punë.
“Gjithë populli e pa sepse ne këtë e kishim të mundur ta dërgonim menjëherë në Nazaret, por nuk ishte e bukur që ta conim Zojën pa e pa populli, dhe pa e pa Zoja popullin e vetë, sepse ne e dim se gjithë Shqiptarët janë shumë të devotshem ndaj Zojës së Bekueme. Për këtë arsye ne kemi dashur që ky moziak të përmbledh gjithë lutjet e këtij populli”, theksoi ai.
Moziaku është i punuar me shumë mjeshtrëi, është një kopje e ikonës së Zojës së Shkodrës ose Nënës së Këshillit të Mirë që ndodhet në Genazzano të Italisë, por me disa ndryshime, ku At Gazmend Tinaj sqaron edhe identifikimin si një punë që vjen nga Shqipëria…
“Mozaiku ka marrë për bazë figurën e Zojës që është në Genazzano. Siç e dini atje duket vetëm pjesa e sipërme nga dora e Jesus Krishti, pjesa tjetër është poshtë që ka dal nga studimet, dhe është e dëmtuar. Por fokusi është dy ftyrat që është një mrrekulli e vërtetë. Shohim Zojen që është paksa e përkulun te Krishti, atje është afresk kurse këtu është moziak. Dhe në anën tjetër Krishti ja ka qitë dorën rreth qafës, që asht gjesti I një fëmijë. Dhe dorën tjetër e ka vu te mantel I sajë në gjokës. Dhe këtu ndeshen dy ftura që është një mrrekulli e vëretë, ftyra hyjnore që është Krishti me ftyre njerzore. Ftyra e një biri që është vetë Krishti me ftyren e një nane. Dhe pjesën tjetër ku e kemi këtu poshtë që është e prishur, kemi dasht me vu kishen e vjetër të Zojës së Shkodrës që asht prish prej Komunizmit, dhe pikërisht aty sepse I bie të jetë në prehen. Që do thotë se mbare Kisha shqiptare, mbarë shqiptarët janë në prehnin e zojës, e ku ka vend ma të mirë se sa prehni, që është vendi ma i miri, ma i shkëlqyeshmi dhe ma i ngrohti i çdo fëmijë. E ne përballë Zotit jemi bijtë e tij”, deklaroi Tinaj.
Puna është detajiste madje i është kushtuar edhe vëmendje elementëve kombëtar, por edhe elementëve të rëndësishem të besimtarëve ndaj devocionit që kanë për Zojën.
“ Kemi edhe mbishkrimin që është Mater Bouni Consigli Regine et Patrone Albania që do thotë Nana e Këshillit Mirë Mbretnesha dhe mbriojtësja e Shqipnisë, por është e mbarë Shqiptarëve në të vërtetë. Për faktin se vetë Papa Shën Gjon Pali i dytë para 30 viteve i drejtohet Zojës me këtë lutjë: E mbroft në çdo anë tokën tuaj; të gjithë shqiptarët që banojnë në Ballkan dhe shqiptarët që janë shpërnda nëpër botë. Poshtë është simboli i Genazzano-s ku Zoja është atje, Afresku është atje dhe kemi një fotografi të një afresku që është nga Kepi I Rodonit, është ndër fotografitë e para e vitit 1996 që at kohë ishte rrenojë por e kemi marrë dhe e kemi vendos atje, duke e mendu se mund të jetë nga afresket më të vjetra ndoshta që përfiguron shqiponjen, mendohet se është Shqiponja e heroit tonë kombëtar Skenderbeut. Dhe nuk mund të ishte ndryshe sepse ky moziak është një prodhim shqiptar i dy artistëve Shqiptar, dhe ajo shqiponjë rrin shumë bukur aty, është gati gati si me thanë se shqiponja ka me çu në hava me krahët e saj dhe ka me çua në Nazaret. Dhe këtu mbasandej ka kornizen me figurat gjeometrike me motive të shkodres ose me motive të kombit tonë shqiptar”, sipas tij.
Mare Tinaj është dhuruesja dhe kontribuesja e këtij moziaku, pikërisht për faktin se vuajtjet e saja në burgjet komuniste që në moshën 13 vjeçe, dhe vuajtjet e gjithë shqiptarëve të përjetësohen si një dëshmi e një populli shumë të vuajtur por shumë të devotshëm.
“ Kemi edhe Mare Tinaj që është dhuruesja e kësaj, që është gjyshja ime, kemi dasht që gjithë vuajtje saj që në moshën 13 vjeçe, që asht burgosë, e kanë torturu për shkak të vëllai që e kishte në mal dhe nuk tregonte se ku është. Pastaj vëllain e saj e kanë arrestu, e kanë burgosë dhe e kanë vra në Kavajë. Për këtë arsye gjyshja ishte në burg. Më vonë përsëri e kanë arrestua në moshën 50 vjeçare, kur fëmijët e saj janë arratisë, dhe këta I kapen, mandej i kanë arrestuar, 8 muaj i ka kalu në hetuesi dhe më pas e kanë denu me 10 vjet burg dhe masandej e kanë dërguar në Kosovë të Lushnjes që ka qenë burgu politik i grave. Por ndërkohë që e kalojën afër kishës së zojës dhe gjyshja e dinte se ka qenë Kisha e zojës, në ato xhipat e zi ajo bërtet me sa za ka O Zojë në duart e tua fëmijët. Një ushtar që e shoqnoshin thotë e shkreta I ka ik mendja, edhe sot që është 92 vjece është e kthjellët dhe lutet. Por ishte lutja që dilte nga thellësia e zemres e asaj nane që nuk dinte se ku i ka fëmijët. Dhe kjo ka qenë arsye që të jetë si motiv që ti kushtohen Zojës të gjitha vuajtjet e gjithë shqiptarëve. Më shumë bënë zhurmë një gossip se vuajtjet e shqiptarëve. Dhe këtu Zoja ka me i marrë gjitha këto lutje këto vuajtje”, nënvizoi ai.
At Gazmend Tinaj shprehet se asgjë nuk është rastësi se pse ky mozaik u realizua me rastin e 30 vjetorit të ardhjes së Papa Shën Gjon Palit të dytë në Shqipëri dhe 556 vjetorit të ikjes së ikonës së Zojës në Genazzano.
“Nuk është krejt rastësi, disa gjana nuk janë rastësi. Dikush tjetër është regjia e bame, ajo regji asht e shpirtit asht e Zotit. Për faktin se vetë Shën Gjon Pali ka qenë shumë i devotshëm ndaj Zojës madje edhe moton e tij e ka pasur Totus Tuos- Gjithcka e yti. Ne jemi të rrethuar me shenjtër, vetë Gjon Pali ishte shenjtë, ai vinte nga një vend ish- komunist, edhe ne ishim vend komunist më përpara, dhe kush më mirë se ai e ka kuptu zemrën e këtij populli. Nuk ishte rastësi që ky Moziak ka ardhur në Shkodër pikërisht me datën 25, qqë është dita që kemi përkujtu 30 vjetorin e ardhjes së Papa Gjon Palit në Shqipëri, edhe përvjetori i ikjes së Zojës, tingëllon pak keq, ikja e Zojës, jo Zoja nuk ka ik. Nëna asnjëherë nuk i braktis fëmijët e saj”, tha Tinaj.
Ky Mozaik do vendoset në Nazaret së bashku me mozaiket e tjerë kushtuar Shën Marisë Nënës së Krishtit, në vendin ku sot ndodhet një kishë e që dikur ishte shtëpia e saj./abcnews.al