Mourinho sulmon trajnerët rivalë: Unë 3 tituj, ata veç dy

schedule20:56 - 28 Gusht, 2018

schedule 20:56 - 28 Gusht, 2018

Jose Mourinho sulmoi trajnerët e tjerë të Premier Ligës angleze, pas humbjes së rëndë me Tottenham-in. Portugezi deklaroi se ai ka fituar 3 tituj në Angli, ndërsa gjithë teknikët e tjerë kanë fituar vetëm dy.

Fati luan rol të madh, por nuk kjo nuk po ndodh vetëm prej tij.

Jose Mourinho mund të quhet në prag të shkarkimit tek Manchester United, pasi skuadra e tij u shkatërrua 0-3 nga Tottenham-i në “Old Traford”. Rasti flagrant i humbur nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku, sikur simbolizoi gjithë mallkimin që po përjeton trajneri portugez.

Ai ndodhet, me shumë gjasë, në momentin më të vështirë të karrierës, i detyruar të luftojë jo vetëm me kundërshtarët, por edhe me drejtues të klubit të tij, deri edhe me lojtarë të tij si Paul Pogba.

Gjithsesi, Mourinho po korr frytet e asaj që ka mbjellë vetë, antipatisë që ka krijuar tek të tjerët për shkak të gjuhës së tij të gjatë.

Deri tani, dëmi nuk kishte qenë i madh, pasi ai kishte fituar, por tek United është në sezonin e tretë dhe duket tepër e vështirë që ai të luftojë për titull. I tërbuar nga kjo që po i ndodh, tekniku 55-vjeçar, tregoi edhe një herë anën e tij problematike, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Sa për ta mbyllur konferencën po ju them diçka. Cili ishte rezultati? Ishte 3 me 0. A e dini ju se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë 3 me 0, por gjithashtu do të thotë tre tituj në Angli dhe unë kam fituar më shumë tituj në Angli i vetëm sesa të gjithë 19 trajnerët e tjerë sëbashku. 3 për mua dhe 2 për ata. Pra tregoni respekt, respekt dhe respekt”, mbylli konferencën Mourinho.

Sidoqoftë, këto janë fjalët e Mourinhos, por tashmë ai konsiderohet nga kompanitë e basteve si trajneri i parë që mund të shkarkohet në Premier Ligë, me Zinedine Zidane, pasardhësin më të mundshëm.

Humbja më e thellë e portugezit në fushën e tij, gjatë gjithë karrierës, ishte jo vetëm fitorja e parë, por solli edhe fitimin e pikës së parë dhe shënimin e golit të parë të Tottenham-it në “Old Traford”, nën drejtimin e trajnerit Maurizio Pochetino.

Për momentin, londinezët janë në krye të Premier Ligës, së bashku me Liverpool-in e Chelsea-n, me 9 pikë të plota, ndërsa United ka vetëm tri pikë./abcnews.al