Klubi i Interit i ka idetë e qarta në merkato, ku zikaltrit priten të investojnë pothuajse në çdo repart. Një nga këto reparte është dhe mbrojta, ku drejtuesit e Interit po e monitorjnë me kujdes situatën e mbrojtësit të Tottenham, Jan Vertonghen.
Mbrojtësi i kombëtares belge është në muajin e fundit të kontratës me klubin londinez dhe pritet që ai të largohet me parametra zero. Sipas mediave italiane, zikaltrit e kanë kërkuar dhe vite më parë Vertonghenin dhe duket se tashmë është koha e duhur për tu transferuar në Milano.
Deri më tani nuk ka asnjë tratativë nga Tottenham për t’ia rinovuar kontratën mbrojtësit. Në këtë sezon qëndërmbrojtësi numëron 26 paraqitje në të gjithë kompeticionet për Tottenham, ku numëron dy gola dhe ka dhuruar një asist për shokët e skuadrës. /abcnews.al