Motoristi 73 vjeçar/ Shpëtimi, gjyshi më ‘cool’ në vend: Vajzat e reja më kërkojnë xhiro…

schedule11:22 - 28 Nëntor, 2023

schedule 11:22 - 28 Nëntor, 2023

TIRANË- Një shprehje thotë se pasioni del me shpirtin. Kjo thënie e vjetër, duket se ka gjetur mishërim të plotë te Shpëtim Jahja, i cili na tregon në ABC e Mëngjesit se ka një pasion të çmendur për motorin.

Ai thotë se kur ka qenë 5 vjeç ka hipur për herë të parë në motor dhe prej asaj kohe nuk i është ndarë më, edhe pse sot numëron plot 73 vite jetë. I apasionuari pas motorit, që ka tre emra, Shpëtim, Sotir dhe Salvatore, tregon si u përfshi në aksident pak ditë pasi erdhi në jetë.

“Sapo kisha lindur, nëna donte më ma vinte emrin Shkodra se nënën e kam Shkodrane. Hipim te autobusëve, ishin të firmës sata. Mes Vorës dhe Rinasit rrëzohet autobusi. Po ky fëmijë që s’po ndihet fare i thotë nënës time. Jo po fle gjumë i thotë nëna. Isha bebe, isha 2 apo 3 javësh. Tha shoferi t’ia vëmë emrin Shpëtim, se nga aksidenti kishte të plagosur, por nuk kishte të vdekur. Kur u pagëzova ma vunë emrin Salvatore. Shkova në Greqi, ma vendosën Sotir. Ma vuri shoferi i autobusit Shpëtim. Jam 72 vjeç. Jam rritur në Tiranë. Unë jam kombinatas. Kemi patur një me emrin Vangjel, ai kishte një Ifa me kosh gjerman dhe na hipte tek koshi. Ishte me ngjyrë jeshile. Nuk më hipi në motor, nuk më mori se i rraha çunin”, tha ai.

Ai shprehet se përdor edhe makinën, por kur vjen puna tek zgjedhja e preferuar, ai sigurisht merr motorin pasi ky mjet është një “dashuri e përhershme”.

“Përdor edhe makinë, por se kam qejf. Kur hipën në makinë, duket sikur ke hyrë  në një baraka, kurse mor të jep adrenalinë, të jep jetë, Njëherë jam rrëzuar dhe kam thyer turinjtë, jam pa dhëmbë dhe jam me hekura. U bënë 4 vjet”, tha ai.

73-vjeçari tha se jeton në Greqi, ndërsa nuk kurseu batutat me drejtuesit e emisionit.

“Ja ca që thonë, që duhet plaka në pleqëri. Gënjejnë, e di pse rrene? Se nuk duhet ta prishin me plakën se u lanë ndonjë rrobë dhe u bënë me ndonjë gjellë”,  shtoi ai./abcnews.al