Moti i përkeqësuar në Vlorë/Shkak era, ndalohet lundrimi i trageteve dhe anijeve të vogla

schedule10:36 - 11 Mars, 2024

schedule 10:36 - 11 Mars, 2024

Moti i përkeqësuar paraqitet në qytetin e Vlorës. Mësohet se era është e fortë dhe deti me dallgë deri në 8 ballë.

Ndërkohë, referuar situatës vijon të mbetet i pezulluar lundrimi i trageteve dhe anijeve të vogla. Sakaq, sipas Kapitenerisë, situata pritet të ndryshojë vetëm gjatë pasdites së kësaj të hëne.

Kujtojmë që sipas parashikimit të motit, kjo e hënë paraqitet më problematike, ndërsa gjatë ditëve në vijim, intensiteti i reshjeve do të bjerë. Problematike paraqitet gjithashtu edhe parametri i erës ndërsa temperaturat do të jenë të larta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!