Moti i kthjellët deri në mesditë, çfarë pritet në pjesën e dytë të ditës?

schedule07:11 - 27 Qershor, 2023

schedule 07:11 - 27 Qershor, 2023

Shqipëria

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle
vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në
zona të izoluara të Juglindjes.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verio dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.

Kosova

Rritja e vlerave Barike, në republikën e Kosovës do të dikojë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; moti të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e
ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë
rritje të tyre duke ngjitur termometrin deri në 28 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që mot i kthjellët të jetë dominant në të gjithë vendin, ndërsa orët e
pasdites do të sjellin vranësira dhe shira në të gjithe Republikën e Maqedonisë.

Më të dukshme shirat do të jenë në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë. Po ashtu, edhe në territorin e Maqedonisë do të ketë rritje të lehtë të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 29°C.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Lindore, gadishulli Skandinav si edhe zona e Alpeve të Europës.

Po ashtu, rrebeshe të izoluara shiu do të këtë pjesërisht në Rajonin e Ballkanit. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku vlera më të larta priten në brigjet Spanjolle deri në 40 gradë C.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!