Moti i keq, trageti nuk ankorohet dot në portin e Vlorës

schedule17:43 - 7 Shkurt, 2018

schedule 17:43 - 7 Shkurt, 2018

Moti i keq ka shkaktuar probleme në portin e Vlorës. Mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk ankorohet dot në kalatën e portit.

Shkak janë bërë era e fortë dhe me dallgë të mëdha. Në bordin e tragetit ndodhen rreth 100 persona, të cilët kanë udhëtuar prej mbrëmjes së djeshme nga Italia./abcnews.al