Përkeqësimi i motit ka krijuar trafik automjetesh edhe në qytetin e Lezhës. Situata nisi menjëherë pas reshjeve të shiut.
Rrugët që patën më shumë trafik ishin Kryqëzimi i Shëngjinit, hyrja e Lezhës dhe rrethrrotullimi i qytetit.
Shkak për këtë u bënë pushuesit që ndodheshin në plazhin e Shëngjinit, të cilët pas reshjeve u larguan nga bregdeti.
Për të monitoruar trafikun u vendosën patrulla policie megjithatë radhët vazhduan për disa orë./abcnews.al