Moti i keq “pushton” vendin, situata nga Vlora në Kukës, zonat më të rrezikuara

schedule23:52 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 23:52 - 11 Dhjetor, 2021

Reshjet e shiut ja kanë shtuar prurjet Vjosës dhe situata pranë Urës së Mifolit është shqetësuese.

8 familje që banojnë pranë lumit rrezikojnë të përmbyten.  Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli pa situatën dhe foli për evakuimin e tyre.

Banorët kanë tjetër mendim. Ndërsa në fshatin Mesaplik rreth 400 banorë kanë mbetur të bllokuar.   

 Reshjet intensive u kanë shembur urën që përdorin prej vitesh për të kaluar.

I pamundur është kalimi dhe mbi këtë urë në  fshatin Llakatund.  Vjosa ka dalë nga shtrati dhe në Novoselë ku ka përmbytur zonën e pazarit të vjetër.

GJIROKASTËR

Përroi i Çullos në lagjen Granicë të Gjirokastrës ka dale në sipërfaqe.  

Vërshimi i dheut në rrugë ka bllokuar  qarkullimin e automjeteve.

Nivelet e lumenjve  janë pranë pikës kritike ndërsa Prefekti Odise Kote tregon situatën.

“S’kemi dëme në njerëz toka kemi 17 ha toka të përmbytura këtu në dDervician”

Në fshatin Dervician uji iu është afruar banesave.

ELBASAN

Banorët e Pishkashit në Librazhd  janë vënë në alarm.   Diga e Hecit “Lingajca” është  çarë dhe disa banesa rrezikojnë të përmbyten.  Ndërsa rënia e një masivi dheu ka bllokuar njërën anë të rrugës nga Shirgjani në Kacivel.

DIBËR

Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës në zona si Kalaja e Dodës, Lura dhe Selishta  I ka kaluar në 40 cm.  Rrugët nuk janë bllokuar, por kalimi I automjeteve bëhet me zinxhirë. Zinxhirët  janë të detyrueshëm dhe në rrugën e Arbrit në bay pasin e Qafës së Murrizit.

KUKËS

Ndryshe paraqitet situata në Kukës.   Përshkak të borës qarkullimi I automjeteve në disa akse rrugore është I vështirë. Rruga drejt fshatit Arrën është e bllokuar.

 

Probleme me mirëmbatjen paraqiten dhe në segementin rrugor Fierz-Lekbibaj të  Bashkisë  Tropojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!