Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp ka mbërritur në Kinë në kuadër të turit të tij në Azi. Ndërsa moti i keq ka bërë të pamundur vizitën e tij të parashikuar në kufi me Korenë e veriut
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ndodhet në Kinë ndërkohë që kishte planifikuar dhe një vizitë surprizë në zonën neutrale në kufirin mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut por e anuloi si pasojë e motit të keq. helikopteti presidencial Marine One ishte nisur nga Seuli për në kufi por u detyrua të kthehej si pasojë e kushteve metereologjike.
Gjatë fjalimit të tij në parlamentin koreanojugor presidenti amerikan i bëri apel të gjitha vendeve përfshirë dhe Kinën e Rusinë që të izolonin Penianin. Të gjitha vendet përgjegjëse siipas tij duhet të bashkojnë forcat për të izoluar regjimin brutal të Koresë së Veriut duke refuzuar cdo lloj mbështetjeje.
Me fjalimin në Asamblenë kombëtare dhe vizitën në varrezat kombëtare të Seul, Tramp përfundoi vizitën e tij në Korenë e Jugut për të vazhduar me etapën e tretë të turit të tij aziatik./abc news