Moti i keq në Itali, njerëzit shpëtohen me helikopter

schedule08:00 - 3 Shkurt, 2019

schedule 08:00 - 3 Shkurt, 2019

Moti i keq dhe reshjet e shiu ka mbërthyer Italinë. 280 persona janë evakuar dhe 6 punonjës të forcave të rendit kanë mbetur të plagosur në provincën e Bolonjës. Kjo si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Reno. Nga ana tjetër autoritetet lajmërojnë se po i vijon aksioni në ndihmë të banorëve shtëpitë e të cilëve janë përmbytur nga uji.

Personat e evakuar u shpëtuan falë ndërhyrjes së një helikopteri të repartit të zjarrfikësve dhe po marrin mjekim në spitalin e zonës.

Në qytetin e Venezias uji ka arritur në113 cm mbi nivelin mesatar të detit. Niveli i lartë i reshjeve ka detyruar mbylljen e një pjese të autostradës në rajonin e Alto Adige.

Lumi Po ka rritur në 3 metra në rajonin e Emilia Romanjës, ndërsa në Romë, fryrja e lumit Tevere ka detyruar bashkinë të mbyll të gjitha hyrjet buzë lumit.

Përmbytjet nga shiu kanë shkaktuar dhe mjaft aksidente rrugore. Situata e motit të keq vazhdon të jetë në monitorimin e Drejtorisë së Mbrojtjes civile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!