FOTO/ Moti i keq në Greqi, uji merr para ndërtesën në Mouzaki të Karditës

schedule10:01 - 7 Shtator, 2023

schedule 10:01 - 7 Shtator, 2023

Greqia prej ditësh është e përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura që deri më tani kanë shkaktuar shumë probleme.

Mediat greke kanë shkruar se për shkak të motit të keq një ndërtesë dy katëshe është marrë para nga uji.

Sipas mediave ndërtesa që funksiononte si palestër në Mouzaki të Karditës është marrë para nga rrjedha e lumit.

Shumë ujë dhe baltë hynë gjithashtu në qytetin e Mouzaki nga pasazhe të tjera, me banorët që luftuan për të mbajtur shtëpitë dhe dyqanet nga përmbytjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!