Moti i keq në gjirin e Durrësit, pezullohet lundrimi

schedule09:30 - 12 Mars, 2019

schedule 09:30 - 12 Mars, 2019

Era e fortë shoqëruar me det të dallgëzuar mban të pezulluar lundrimin e anijeve të tonazhit të mesëm e ulët në portin e Durrësit. Përkeqësimi i kushteve atmosferike që përfshiu gjirin e Durrësit pas mesnate solli vështirësi edhe në lundrimin e anijeve të peshkimit si dhe në përpunimin e mallrave në kalatën katër dhe pesë të portit detar.

Forca e detit shkon deri 6 ballë, ndërsa shpejtësia erës në 24 kilometra për sekondë, çka sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare e bën të pafavorshëm lundrimin e disa prej anijeve në det. Për këtë arsye u është kërkuar operatorëve në portin e Durrësit që të bëjnë kujdes në 24 orët e fundit pasi era në orët në vijim do të rrisë intensitetin e saj. /abcnews.al