DURRËS- Për shkak te motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë gjirin e Durrësit, ethtë pezulluar prej tre ditësh aktiviteti i peshkimit. Kapiteneria ka urdhëruar që flota e peshkimit me afro 150 anije të mos dalin në det deri në një urdhër të dytë, pasi mund të rrezikojnë nga stuhitë detare.
Sipas burimeve nga flota e peshkimit mendohet që edhe për dy ditët në vazhdim anijet e peshkimit nuk do të dalin në det për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Gjate 40 ditëve të fundit për shkak të motit të keq, anijet e peshkimit kanë dalë shumë pak në det duke bërë që të këtë me pak prodhim.
Sektori i peshkimit është një nder sektorët më të rëndësishëm ekonomik ne qytetin e Durrësit pasi qindra restaurante, hotele e dyqane peshku janë të lidhura drejtpërdrejtë me aktivitetin e peshkimit.
Gjate ditëve të fundit në Durrës ka pasur një reduktim të sasisë së prodhimeve të detit në restorante dhe dyqane peshku.
Ndërkohë, nuk ka pasur probleme me tragetet e linjave me portet italiane. Gjithashtu edhe anijet tregtare te tonazhit te mesëm dhe të rënda kanë vazhduar normalisht lundrimet.